Konjufca tregon se a ka pasur takim Kurti-Limaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon se a ka pasur takim Kurti-Limaj

    Insajderi
    08 April 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk ka ndodhur ndonjë takim mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt të NISMA’s.

    “Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike, akti i parë është zyrtar, që ju e keni mësuar është letra e kryeministrit për LDK-në. Gjithçka jashtë kësaj ju lus ta merrni me rezervë. Të tjerat janë spekulime. Vetëm akti i parë me të cilën po fillon përpjekja për konstituimin e institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm. Jashtë kësaj dhe jashtë letrës së kryeministrit, janë spekulime”, tha Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark