
Real Madridi do të jetë sonte mysafir i Arsenalit për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i këtij kompeticioni paraqitet në “Emirates Stadium” me disa mungesa të mëdha.
Këto kanë bërë që trajneri Carlo Ancelotti të marrë vendime të rëndësishme dhe të “eksperimentojë” me formacion.
Ashtu siç u raportua që nga dje, nga fillimi e nis David Alaba, në pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Në anën e kundërt do të luajë Federico Valverde, në vend të Lucas Vazquez.
Qendra e mbrojtjes do të mbulohet nga Antonio Rudiger dhe Raul Asencio.
Në mungesë të Aurelien Tchouamenit, në mesfushë do të luajë Luka Modric, në partneritet me Eduardo Camavingan.
Jude Bellingham do të jetë më i avancuar, prapa treshes, Vinicius Jr, Kylian Mbappe dhe Rodrygo.