
Skuadra e Arsenalit mbrëmë shënoi fitore të thellë në rezultat prej 3:0 kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ylli i mbrëmjes së martë ishte Declan Rice, i cili realizoi dy super gola nga gjuajtja e lirë, shkruan Insajderi.
Gjithsesi, këto dy gola nuk duket t’i kenë lënë fort përshtypje legjendës së futbollit të Holandës, Wesley Sneijder.
Ai ka thënë se është e lehtë të realizosh gola në këtë formë.
“Unë nuk mendoj se goditja e lirë ishte aq mbresëlënëse. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është jashtëzakonisht e lehtë të lakosh një top të tillë për sa kohë që di të gjuash. Muri ishte fajtor këtu. E njëjta gjë për goditjen e lirë të dytë, ju patë një gabim të Courtoisit”, u shpreh ish-mesfushori i Interit. /Insajderi.org/