Trump për tarifat: Po vdesin të bëjnë marrëveshje, po na thërrasin për të na puthur të pasmet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump për tarifat: Po vdesin të bëjnë marrëveshje, po na thërrasin për të na puthur të pasmet

    Insajderi
    09 April 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjuar përsëri vëmendjen ndërkombëtare me një koment provokues mbi politikat e tij tregtare, duke thënë se partnerët e SHBA-së po bëjnë gjithçka për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, pasi tarifat e reja të vendosura ndaj Kinës dhe Bashkimit Evropian kanë shkaktuar tensione të mëdha.

    Në një deklaratë të tij gjatë një darke me udhëheqësit republikanë, Trump ka përdorur një gjuhë aspak diplomatike për të përshkruar reagimin e partnerëve tregtarë ndaj politikave të tij, duke thënë: “Po vdesin të bëjnë marrëveshje! Po na thërrasin për të na puthur të pasmet.”, tha ai , përcjell Insajderi.

    Këto fjalë kanë ngjallur reagime të shumta, duke shtuar edhe më shumë pasiguri në një kohë kur ekonomitë më të mëdha të botës po përballen me një luftë të ashpër tregtare.

    Ky koment ka ardhur vetëm disa ditë pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e tarifave të reja që prekin importet nga Kina dhe Bashkimi Evropian, duke përshkallëzuar tensionet që kanë prekur edhe tregjet financiare, të cilat reaguan me rënie.

    Ndërkohë që edhe analistët janë të ndarë: për disa, kjo është një lëvizje taktike për të detyruar partnerët të ulen në tryezën e bisedimeve me kushte më të favorshme për SHBA-në. Për të tjerë, një përshkallëzim i tillë dhe gjuha fyese e një udhëheqësi i një prej fuqive më të mëdha në botë rrezikon të thellojë ndarjet dhe të dobësojë stabilitetin tregtar global.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark