Takimi me ish-të dashurin, Gjesti flet me Eglin: Pse për linjën e jetës ish i dashuri - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Takimi me ish-të dashurin, Gjesti flet me Eglin: Pse për linjën e jetës ish i dashuri

    Insajderi
    09 April 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli Tako në spektaklin e së martës në Big Brother VIP ka rrëfyer për linjën e saj të jetës.

    Në mes të gjithë historisë, ajo ka folur edhe për ish-partnerin e saj, këngëtarin Olsi Bylyku.

    Ky i fundit e surprizoi Eglin, duke i dhënë një mesazh të gjithëve, pasi kanë qenë shumë të përfolur në këtë edicion.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Pas Prime-t, banorja ka qenë në saunë me këngëtarin pejan duke folur për këtë situatë.

    Gjesti ia bëri me dije se nuk është ndjerë mirë në momentin që u takuan dhe se nuk iu duk e arsyeshme.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.

    Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.

    Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.

    Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.

    Gjesti: Po valla krejt, emocione.

    Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.

    Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.

    Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.

    Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.

    Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.

    Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.

    Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark