Ish-komandanti: Vrasja e Agim Ramadanit një prej ditëve më të rënda të Koshares - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti: Vrasja e Agim Ramadanit një prej ditëve më të rënda të Koshares

    Insajderi
    09 April 2025 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti më i rëndë në luftën e Koshares.

    Ai ka treguar se lajmin për rënien e tij e kanë marrë përmes një radio lidhjeje që s’mund të përgjohej nga forcat serbe.

     “Ka qenë 11 prilli, kur jemi ballafaquar me forcat serbe ata në sulm ne në sulm, por lajmi për vdekjen e Agimit e kemi përjetuar shumë rëndë. Kemi qenë të lidhur me emrin dhe veprën e tij. Është një prej ditëve më të vështira në luftën e Koshares”, ka thënë Berisha në frontal, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark