"Ka fakte që Procesi në Speciale është i manipuluar me 'prova' nga Serbia', thotë avokati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka fakte që Procesi në Speciale është i manipuluar me ‘prova’ nga Serbia’, thotë avokati

    Insajderi
    09 April 2025 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se ka fakte se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me “prova” nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi.

    “Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me “dokumente” të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia”, ka shkruar avokati, duke i bashkangjitur edhe disa dokumente.

    Postimi i plotë:

    Faktet janë tashmë të qarta, ka shumë të tilla!

    Fakti se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me “prova” nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi.

    Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me “dokumente” të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia.

    Manipulimi dhe mungesa e profesionalizmit kanë një emërues të përbashkët, gjejeni!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark