Kim Kardashian nis lidhje të re dashurie? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian nis lidhje të re dashurie?

    Insajderi
    10 April 2025 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa foto të shpërndara nga Kim Kardashian po bëjnë xhiron e rrjetit. Në fundjavë Kim Kardashian organizoi një festë SIMS në Los Angeles. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau me më shumë se 357 milionë ndjekës një sërë fotosh nga festa.

    Në morinë e fotove, nuk mund të mos vihej re njëra prej tyre. Një burrë misterioz qëndron krah modeles amerikane. Burri simpatik nuk mund të lihej pa u identifikuar, prandaj “detektivit” e kryen me sukses misionin e tyre.

    Ai është fotografi i njohur Mert Alas. Nga “skanimi” i profilit të rij në Instagram u kuptua që Alas ka punuar me personazhe të njohur si Kate Moss, Madona, Julianne Moore, Ariana Grande e shumë të tjerë.

    Kim Kardashian në një romancë të re? Fotoja krah burrit

    Sipas thashetheme që qarkullojnë në mediat e huaja romanca e Kim Kardashian me fotografin u krijua 8 muaj pas ndarjes së saj nga Odell Beckham Jr. Marrëdhënia e të cilëve zgjati nga viti 2023 e deri në fillim të vitit 2024.

    Fshehtësia e raportit të Kardashian me Mert Alas nuk është më një çudi, pasi më herët 44-vjeçarja është shprehur publikisht se lidhja e saj do të ishte shumë private.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark