Insajderi
Lajme

Moti për sot, rriten temperaturat

Insajderi
11 April 2025 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti për sot, rriten temperaturat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e premte megjithëse kalojnë vranësira, nuk paraqiten kushte për të reshura, e do të ketë më shpesh intervale me diell. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje e shkojnë deri në 15C e 18C.

Të reshurat e shiut rikthehen sërish ditën e shtunë, mirëpo temperaturat mbesin përreth 14C e 15C. Ditën e diel më pas parashihet mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Temperaturat shkojnë deri në 19C e 20C. Në fillim të javës vijuese ende kalojnë vranësira, që të hënën edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu.

Temperaturat po vazhdojnë me trend të rritjes deri në 20C e 23C ditën e martë maksimalet. Minimalet gjithashtu në rritje deri në 6C e 8C në fillim të javës, njofton Mendimi për Motin, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark