
Bordi i Zyrës Regullative të Energjisë ka filluar mbledhjen e tij, ku pritet të merret një vendim mbi propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind.
Gjatë diskutimit të pikave të rendit të ditës, ka ndodhur një përplasje verbale mes gazetarëve dhe kryesuesit të Bordit, Ymer Fejzullahu. Një gazetar kërkoi të bëjë një pyetje, por nuk u lejuan ta bënte.
“A lejohet një pyetje me bë?”, ka pyetur gazetari, ndërsa Fejzullahu i është përgjigjur: “Mos na detyro me ju qit jashtë.”
Ndërkohë, një gazetar tjetër ka ndërhyrë, duke thënë: “Me na largu jashtë nuk mundeni po… nuk ju kushton asgjë të jepni një përgjigje që intereson njerëzve.”
Mbledhja ka vazhduar me tensione, ndërsa pritet që në fund të merret një vendim mbi çmimin e energjisë elektrike.