Insajderi
Show

Ylli i “Euphoria” Eric Dane preket nga sëmundja e njohur si ALS

Insajderi
11 April 2025 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli i “Euphoria” Eric Dane preket nga sëmundja e  njohur si ALS
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori i njohur nga serialet Euphoria dhe Grey’s Anatomy, Eric Dane, ka shpallur se është diagnostikuar me sëmundjen e amjotrofikës laterale (ALS), forma më e zakonshme e sëmundjes së neuroneve motorike (MND).

Në një intervistë për People, aktori 52-vjeçar shprehu mirënjohjen për familjen e tij të dashur, e cila është pranë tij ndërsa kalojnë këtë kapitull të ri në jetën e tij, përcjell Insajderi.

“Jam i lumtur që mund të vazhdoj të punoj dhe mezi po pres të kthehem në xhirimet e Euphoria javën e ardhshme,” tha ai, duke kërkuar gjithashtu privatësi për veten dhe familjen e tij gjatë kësaj periudhe.

Dane luan rolin e Cal Jacobs, patriarkut të familjes Jacobs, në dramën rinore të HBO-së, Euphoria, e cila do të nisë xhirimet për sezonin e tretë të hënën.

Para këtij roli, ai ishte më i njohur për rolin e Dr. Mark Sloan në Grey’s Anatomy, të cilin e luajti nga viti 2006.

Dane gjithashtu ka luajtur rolin e Jason Dean në serialin Charmed dhe të kapitenit Tom Chandler në The Last Ship. Ai ka pasur gjithashtu role në filma si Marley & Me, Valentine’s Day dhe Burlesque.

Aktori është i martuar me aktrimin dhe modelen Rebecca Gayheart, dhe së bashku ata kanë dy fëmijë./BBC


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark