Intervistohet si i pandehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, dyshohet se dha urdhër për t’i sulmuar gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Intervistohet si i pandehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, dyshohet se dha urdhër për t’i sulmuar gazetarët

    Insajderi
    11 April 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se sot është intervistuar si i dyshuar një deputet i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës.

    Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, shkruan Insajderi.

    Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se deputeti S.S, me datë 16 qershor 2023, dyshohet se ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët në Leposaviq.

    Njoftimi:

    Intervistohet si i pandehur një deputet i Kuvendit të Kosovës për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq

    Mitrovicë, 11 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se i është marrë deklarata në cilësinë e të pandehurit personit me iniciale S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark