Insajderi
Insporti

Shqiptari Roberto Bakaj feston me flamurin kuq e zi, pas nokautimit të kundërshtarit të tij

Insajderi
12 April 2025 - 21:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiptari Roberto Bakaj feston me flamurin kuq e zi, pas nokautimit të kundërshtarit të tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj, ka arritur një fitore të shkëlqyer ndaj Jose Gabriel Yanez në një përballje të zhvilluar në Bochum, Gjermani, raporton Insajderi.

Bakaj e ka dominuar ndeshjen që nga fillimi, dhe në raundin e dytë e ka nokautuar kundërshtarin, duke e rrëzuar dy herë në gjunjë. Ky raund ka qenë vendimtar për rezultatin e përballjes, ku Bakaj ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring.

Me këtë fitore, Bakaj vazhdon të mbajë një rekord të paprekur në boksin profesionist, me 14 fitore në 14 ndeshje, të gjitha të arritura përmes nokautit. Ai ka treguar se është një nga boksierët më të fuqishëm dhe me potencial të madh për të arritur majat e boksit botëror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark