Insajderi
Lajme

Osmani solli njohjen nga Sudani, Kurti e falënderon pa ia përmendur fare emrin

Insajderi
12 April 2025 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani solli njohjen nga Sudani, Kurti e falënderon pa ia përmendur fare emrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes zyrtare të Kosovës nga Republika e Sudanit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, raporton Insajderi.

Përmes një deklarate, Kurti u shpreh se kjo njohje vjen pak javë pas asaj nga Kenia, duke shtuar se tashmë populli i Kosovës ka fituar edhe një mik të ri në arenën ndërkombëtare.

“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re, popullit tonë një miqësi më shumë,” u shpreh Kurti, duke theksuar pritshmëritë për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Sudanin në të ardhmen.

Ai falënderoi Presidentin e Sudanit për vendimin, si dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e presidentes Vjosa Osmani (pa ia përmendur fare emrin) dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që ndihmuan në këtë arritje diplomatike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark