Lirohet Jozi, ky është sqarimi i policisë së Tiranës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Lirohet Jozi, ky është sqarimi i policisë së Tiranës

    Insajderi
    13 April 2025 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, konkurrent në Big Brother i cili goditi Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti, transmeton Insajderi.

    Policia thotë se ndaj tij nisi ‘procedimi në gjendje të lirë‘.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

    Momenti kur Jozi godet Gjestin- VIDEO

    Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

    Momenti kur Jozi shoqërohet në polici- VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark