Aksidenti i rëndë nga treni me një të vdekur, Trainkos del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti i rëndë nga treni me një të vdekur, Trainkos del me njoftim

    Insajderi
    13 April 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trainkos ka reaguar pas aksidentit tragjik të trenit me një veturë përgjatë së dielës në Jagot të Klinës, ku ka humbur jetën një 68-vjeçar dhe janë lënduar tre persona të tjerë.

    Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se aksidenti ka ndodhur si shkak i mosrespektimit të shenjave të komunikacionit rrugor nga ana e drejtuesit të veturës, shkruan Insajderi.

    Na vjen keq, se si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot, një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Familjes së viktimës dhe gjithë farefisit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të thella”, thuhet në njoftimin e Trainkos.

    Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thuhet tutje.

    Gazeta Insajderi raportoi me burime se nga aksidenti humbi jetën 68 vjeçari Nikë Palushaj. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Jagot të Klinës.

    LEXO EDHE:

    Aksidentin me fatalitet e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark