
Opinionisti i Big Brother VIP Albania 4, Arbër Hajdari, ka reaguar pas dhunës që ushtroi Jozefin Marku (Jozi) ndaj banorit Besart Kelmendi (Gjesti).
“Sot pamë një akt të turpshëm nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njollë që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet”, shkroi ai në ‘Instagram‘.
Hajdari mbrëmë pas momentit skandaloz tha se Jozi dëshmoi se “është një djalë i poshtër”.
“Ajo që ndodhi sot ishte një ngjarje e paprecedentë në Big Brother dhe dua të thëm se Jozefin Marku sot dëshmoi që është një djalë i poshtër”, tha ndër të tjera ai.
Veprimi i Jozit ndaj Gjestit mori hov të madh në rrjet, duke shkaktuar reagime të shumta. Ngjarja u bë lajm edhe në Itali. /Insajderi.org/