Politikani shqiptar i del në krah Jozit: Mos luj me kryqin e Krishtit o i pafytyrë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Politikani shqiptar i del në krah Jozit: Mos luj me kryqin e Krishtit o i pafytyrë

    Insajderi
    13 April 2025 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarja e fundit në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti i eliminuar Jozefin Marku e goditi dhe e rrëzoi në tokë Gjestin gjatë transmetimit live, ka nxitur reagime të shumta jo vetëm nga publiku dhe mediat, por edhe nga figura të politikës.

    Një ndër komentet më të debatueshme vjen nga Eduart Ndocaj, kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

    Ai ka reaguar në rrjetet sociale me një koment që është interpretuar si mbështetje për aktin e dhunshëm të Jozit.

    “Mos luj me kryqin e Krishtit o i pafytyrë”, shkruan Ndocaj në një postim ku publikohet momenti i sulmit.

    Ky reagim ka shkaktuar kritika dhe indinjatë në opinionin publik, duke u cilësuar si i papërshtatshëm dhe nxitës i gjuhës së urrejtjes në një kontekst ku dhuna është dënuar gjerësisht nga të gjitha palët.

    Deri tani, nuk ka pasur një sqarim apo distancim zyrtar nga ana e Koalicionit Euroatlantik apo liderit të tij lidhur me këtë deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark