Kuvendi nesër mbanë seancën konstituive, ky është rendi i ditës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nesër mbanë seancën konstituive, ky është rendi i ditës

    Insajderi
    14 April 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.

    Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00, transmeton Insajderi.

    Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika:

    Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
    Betimi i deputetëve,
    Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
    Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark