Arrestohet një person në Gjilan për mashtrim në prokurim publik – tentoi të përfitonte 400,000 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Gjilan për mashtrim në prokurim publik – tentoi të përfitonte 400,000 euro

    Insajderi
    14 April 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në procesin e prokurimit publik në Gjilan, ka shkruar Insajderi.

    Hetimet e zhvilluara kanë siguruar prova të besueshme që i dyshuari mashkull kosovar, si person i autorizuar, ka paraqitur dokumente të rreme dhe të falsifikuara gjatë një aplikimi për një aktivitet prokurimi.

    Si pasojë, i dyshuari ka tentuar të ndikojë në vendimin e procedurës së vlerësimit për t’u përfshirë në një tender me vlerë të përgjithshme prej 400,000 euro, duke i përftuar kundërligjshëm fonde publike.

    Pas zhvillimit të intervistës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për një periudhë 48 orëshe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark