
Mbyllet përkohësisht rruga Dollc–Gjakovë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën Dollc–Gjakovë, për shkak të punimeve në kuadër të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1.
Sipas njoftimit, në segmentin Dollc–Gjakovë (L=31 km), në afërsi të fshatit Volljakë, do të realizohet një minimi i masave të forta shkëmbore, si pjesë e procesit të zgjerimit të rrugës.
Për këtë arsye, qarkullimi do të ndërpritet tërësisht në këtë segment nga ora 15:00 deri në ora 15:30.
“Ju njoftojmë se nesër, në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi Nr.1 i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës”.
“Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut. Ndërprerja e trafikut do do të bëhet në intervalin kohor: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30. Ju lusim që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.Insajderi.org