Një klub i ri në jetën e Modriç – a po largohet nga Real Madrid? - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Një klub i ri në jetën e Modriç – a po largohet nga Real Madrid?

    Insajderi
    14 April 2025 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollistët e mëdhenj po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre edhe jashtë fushës së gjelbër. Superylli kroat dhe mesfushori legjendar i Real Madridit, Luka Modriç, është emri më i ri në këtë listë, duke bërë një hap të rëndësishëm në botën e investimeve sportive.

    Sipas njohësit të çështjeve të sportit, Fabrizio Romano, Modriç do të jetë bashkëpronar i klubit anglez Swansea City.

    “Luka Modriç do të jetë pronari i ri minoritar i Swansea-t, siç zbulohet… por kjo nuk do t’i ndryshojë planet e tij në fushë. Modriç dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin”, shkroi Romano, përcjell Insajderi.

    Pavarësisht se ka hyrë në vitin e 39-të të jetës, Modriç po vazhdon të thyejë rekorde.

    Këtë sezon ai është bërë jo vetëm lojtari më i vjetër në historinë e Real Madridit, por edhe golashënuesi më i vjetër në historinë e klubit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark