
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas lapsuzit që pati në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.
Bahtiri duartrokiti në dështimin e seancës, gjë që shkaktoi habi edhe në mesin e deputetëve të grupit të tij parlamentar. Por, për këtë, ai ka dhënë një sqarim, shkruan Insajderi.
Bahtiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se duartrokitja ishte për ta përgëzuar opozitën për “autogolen që ia bëri vetës në sekondat e para të lojes”.
Reagimi i plotë:
Aq e madhe është urrejtja dhe frika e opozitës ndaj Albin Kurtit, sa që as vetvetes nuk po ia besojnë mandatin më! 😁
Ndërsa, për duartrokitjen time që paska bërë “Boom” në media, e bëra për ta përgëzuar opoziten për autogolen që ia bëri vetës në sekondat e para të lojes. ✍🏻
Bashkë me Listen Serbe, le të vazhdojnë, sa herë do të provojnë, aq herë do të dështojnë! /Insajderi.org/