Insajderi
Lajme

Dyshohet se raportoi rrejshëm një grabitje, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Insajderi
15 April 2025 - 17:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se raportoi rrejshëm një grabitje, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rrejshëm një rast të dyshuar si grabitje, shkruan Insajderi.

Rasti ishte raportuar më 9 prill në Fushë Kosovë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është vërtetuar se rasti ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi.

“Sot, personi që kishte paraqitur rastin  rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “lajmërim i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë../Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark