
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë, Hekuran Muratit, i cili tha se opozita po kërkon “braktisje të institucioneve”, dhe jo dorëheqje të ministrave.
Bajrami e ka quajtur manipulim deklaratën e Muratit, duke theksuar se opozita po kërkon zbatimin e ligjit që, sipas saj, është hartuar dhe miratuar nga vetë Qeveria Kurti.
“S’po kërkojmë ne me e braktisë Qeverinë – nëse po e cilëson dorëheqjen si braktisje – por po ta kërkon ligji që vet e keni shkru, vet e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022,” theksoi Bajrami. Insajderi.org
Reagimi i plotë:
Hekuran mos i manipulo faktet!
Paske thënë se: ”opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë”
E para: jo opozita, sepse për me qënë tjerët opozitë ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën, e dje u pa që ende s’keni shumicë.
E dyta: s’po kërkojmë ne, me e braktisë Qeverinë, (nëse po e cilëson dorëheqjën si braktisje), por po ta kërkon Ligji që vet e keni shkru, vetë e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022.
Neni 26 i këtij Ligji po thotë si ministër në detyrë duhesh me dhanë dorëheqje.
Pra pranoni që jeni të paaftë me shkru ligje, jeni shkelës të Kushtetutës e të ligjeve, madje edhe të atyre që vetë i keni shkru dhe aprovu.