Insajderi
Lajme

“S’po i besoj syve e as trurit”, Muharremi tregon për importin e rrymës në mars 2025

Insajderi
16 April 2025 - 21:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’po i besoj syve e as trurit”, Muharremi tregon për importin e rrymës në mars 2025
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharemi, ka thënë se 725.37% ka rritje të importit të rrymës në mars 2025 krahasuar me marsin e vitit paraprak.

Ai ka thënë se dikush le t’i kontrollon këto të dhëna sepse nuk po i beson as syve e as trurit.

“725.37% rritje të importit të rrymës në mars (2025 vs 2024)?  Ju lutem dikush le t’i kontrollon këto të dhëna se më nuk po ju besoj as syve e as trurit tim. Të njejtën kohë po shpresoj që jam gabim”, ka shkruar ai.

“Importi del të jetë 184.98% më i lartë në tremujorin 2025 krahasuar me 2024. Por në mars del 725.37%. Të dhënat janë zyrtare nga Doganat e Kosovës.  Të gjitha studimet, analizat dhe linqet zyrtare ne koment janë paraqitur”, ka shkruar Shenolli ne Facebook. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark