Të shtëna me armë në Tiranë, policia jep detaje mbi ngjarjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Tiranë, policia jep detaje mbi ngjarjen

    Insajderi
    16 April 2025 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri pranë Digës së Liqenit. Fillimisht u raportua për persona të plagosur, por më pas u sqarua se ka patur vetëm përleshje fizike, dhe se është qëlluar në ajër.

    Në një lokal pranë digës së Liqenit kanë qenë të ulur shtatë persona, dhe dy prej tyre kanë nisur të debatojnë.

    Më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike, dhe njëri nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.

    Aktualisht nuk raportohet për asnjë të plagosur, ndërkohë që as në spital nuk ka sinjale që dikush mund të ketë shkuar për ndihmë mjekësore.

    Ka qenë një telefonatë në komisariat e cila ka vënë në lëvizje policinë.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark