Interi eliminon Bayernin dhe kualifikohet në gjysmëfinale - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Interi eliminon Bayernin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

    Insajderi
    16 April 2025 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Interi ka arritur një barazim dramatik 2:2 në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich në Itali, duke siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me një rezultat total prej 4:3, pasi fitoi 2:1 në Mynih në ndeshjen e parë.

    Ndeshja e dytë nisi me një dominim të Bayern Munich, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 52 me një gol të Harry Kane, duke i dhënë shpresë për një rikthim të mundshëm. Pas këtij momenti, Interi reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 58 me një gol të Lautaro Martinez, i cili mbylli një aksion të shpejtë, duke i dhënë tifozëve italianë besim se mund të qëndronin në lojë.

    Përgjigjja e Interit vazhdoi, pasi Benjamin Pavard shënoi golin e dytë për zikaltrit në minutën e 61, duke përmbysur rezultatin. Megjithatë, Bayerni nuk u dorëzua dhe e gjeti rrugën e barazimit në minutën e 76 me një gol nga Eric Dier.

    Me këtë barazim, Interi arriti të mbajë rezultatin e përgjithshëm 4:3 dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me një kundërshtar të fortë – Barcelona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark