Sot mbahet seanca për sulmin terrorist në Banjskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet seanca për sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    17 April 2025 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca për agresionin në Banjskë, ku të akuzuarit që gjenden në paraburgim duhet të deklarohen lidhur me fajësinë.

    Më 25 shtator kishte nisur gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë.

    Tre nga 45 të dyshuarit për këtë sulm u paraqitën në gjykatë.

    Shqyrtimi fillestar për rastin “Banjska”, ishte ndërprerë po atë ditë.

    Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve për shkak të ankesave që nuk i kanë shkresat e lëndës në mënyrë fizike.

    Para Gjykatës Themelore në Prishtinë më 25 shtator u paraqitën Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq , tre të akuzuar për agresionin në Banjskë.

    Aktakuza për sulmin terrorist të një viti më parë ku u vra polici i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, Afrim Bunjaku u ngrit më 11 shtator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark