Insajderi
Lajme

Deputeti i VV’së pretendon se partia në pushtet i ka numrat: Kurti do ta shpalosë emrin e kryeparlamentarit

Insajderi
17 April 2025 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i VV’së pretendon se partia në pushtet i ka numrat: Kurti do ta shpalosë emrin e kryeparlamentarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re.

Pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendi i Kosovës, ai tha se do ta mbajnë një mbledhje.

Rexhaj tha se kryeministri në detyrë e ka emrin e kryeparlamentarit.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje – mbi bazën e diskutimeve që i kemi pasur në grupin parlamentar – i kemi numrat për ta bërë këtë gjë. Tashti është çështje që i takon edhe kryeministrit, qoftë emri i kryeparlamentarit – se e di që do të më pyesni – qoftë përbërjen e kabinetit qeveritar”, tha ai, duke shtuar se Albin Kurti “do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme”.

Rexhaj tha se nuk kanë marrëveshje me Nismën për koalicion qeveritar.

“Zyrtarisht nuk kemi asgjë. Ata që thonë që kemi, nuk është e vërtetë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark