Insajderi
Lajme

Abdixhiku: LDK s’e voton raportin për verifikimin e mandatit të deputetit

Insajderi
17 April 2025 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: LDK s’e voton raportin për verifikimin e mandatit të deputetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandatit të deputetit.

Abdixhiku deklaroi se deputetët e LDK’së nuk mund ta shkelin Kushtetutën.

“Qëndrim i pandryshueshëm, Nuk mund të votojmë një shkelje të Kushtetutës. Deputetët e LDK-së, nuk mund ta shkelin Kushtetutën. Logjikë e thjesht, nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër. Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë”, tha kreu i LDK’së para mediave

Seanca konstituive pritet të fillojë nga ora 12:00. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark