Mungesa e dy deputetëve, ndërpritet përkohësisht seanca konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e dy deputetëve, ndërpritet përkohësisht seanca konstituive

    Insajderi
    17 April 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë të ditur se nuk ka pasur kuorum në seancë.

    Dehari ka bërë të ditur se në sallë ishin 118 deputetë dhe nuk mund të procedohet tutje. Ai ka thënë se letrën e presidentes Vjosa Osmani s’e kanë marrë ata dhe s’është bërë e qartë se si të veprohet.

    Të nderuara deputete dhe deputetë, më 15 prill 2025 për shkak të një akti të paprecedant përmes së cilit deputetët nuk e miratuan, nuk e votuan raportin e komisionit, si drejtues të seancës konstituive jam detyruar që me një letër t’i drejtohem presidentes së Republikës. Letra, që nuk ka ardhur, ka dhënë sqarim në një aspekt por s’ka dhënë thirrje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne deputetët që të mos e bllokojmë situatën në Kuvend”, ka thënë Dehari.

    Kësisoj, ai ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një sallë që të konsultohen se si të vazhdohet tutje në seancën konstituive të së enjtes. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark