Avni Dehari mund të zëvendësohet nëse refuzon të drejtojë seancën- Çka thotë rregullorja e Kuvendit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Dehari mund të zëvendësohet nëse refuzon të drejtojë seancën- Çka thotë rregullorja e Kuvendit?

    Insajderi
    17 April 2025 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së nëntë ka kryesuar dy seancat e fundit konstituive.

    Përgjatë se enjtes Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të shtunën nga ora 12:00.

    Liderët e partive opozitare e quajtën si tentim për të blerë kohë këtë veprim, teksa thanë se Dehari kapërceu rregullorën kur ftoi përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar me ta jashtë sallës ku mbahej seanca konstituive.

    SHIH EDHE:

    Por, çka parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës në rast se dikush tenton të bllokojë seancën konstituive?

    Sipas Rregullores së Kuvendit, neni 9 pika dy, kur Kryesuesi refuzon të drejtojë seancën atëherë angazhohen deputetë të tjerë.

    Nëse deputeti ose deputetët nga paragrafi 1 i këtij neni, mungojnë në seancën konstitutive ose refuzojnë drejtimin e seancës, angazhohen deputetët tjerë sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në këtë nen. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark