'Mbishkrimi i Lotarisë së Serbisë', arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Mbishkrimi i Lotarisë së Serbisë’, arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale

    Insajderi
    17 April 2025 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e hetimeve nga Drejtoria rajonale e policisë Mitrovicë – Veri, kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit, ku si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit si: – 1 (një) aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse,- 1 (një) reklamë e Lotarisë,- 1 (një) vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë,- 10000 (dhjetëmijë) dinarë të Serbisë,- Kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale të tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

    Një person i dyshuar D.M, 74 vjeç është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

    Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku me urdhrin e tij kioska është mbyllur përkohësisht, është iniciuar rasti: “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark