“Çdo gjë përdoret kundra teje nga produksioni…”, Tiri habit me deklaratën e tij - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Çdo gjë përdoret kundra teje nga produksioni…”, Tiri habit me deklaratën e tij

    Insajderi
    17 April 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tiri Gjoci, i cili këtë sezon mori pjesë në Big Brother VIP Albania së bashku me partneren e tij Krisa Caushi, ka zbuluar një detaj interesant rreth kontratës së programit.

    Edhe pse çifti nuk qëndroi gjatë në shtëpi dhe u eliminua, ata u rikthyen për pak orë për të marrë pjesë në dasmën e Gjestit dhe Eglit, së bashku me disa ish-banorë, opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, si dhe moderatorin Ledion Liço.

    Së fundmi, në një intervistë, Tiri tregoi se e kishte shijuar këtë rikthim, por pa dashur zbuloi një aspekt të rregullave të brendshme: ai tha se nuk kishte bërë një dhuratë për çiftin, pasi është e ndaluar me kontratë të sjellësh sende nga jashtë, për të shmangur rrezikun e transmetimit të informacionit që mund të ndikonte në lojë.

    “Nuk mund t’i çonim dot asgjë [çiftit]. Ç’do gjë që futet do të përdoret kundër teje në kontratë sepse merret si ndihmë apo informacion nga jashtë”, tha Tiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark