
Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, duket se nuk ka arritur t’ua shkruajë përgjigjet e atypëratyshme për pyetjet e shumta që gazetarët patën në konferencën për media të së enjtes, ku dolën Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari.
Mihali ka reaguar kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa për këta të parët kanë pretenduar se shfaqën “dëshirë të pazakontë për polemika dhe debat të atypëratyshëm”.
“Edhe dje në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, gjatë përgjigjeve të Ministrave Hekuran Murati dhe Hajrulla Ceku edhe sot gjatë konferencës në Kuvend të ministres Albulena Haxhiu dhe deputetes Mimoza Kusari disa nga punonjësit e mediave shfaqën dëshirë të pazakontë për polemika edhe debat të atypëratyshëm”, deklaroi Mihali.
“Paralel me ta edhe punëtorët e organizatave KDI-IKD-dhe të ngjashme nga banaku i TV e kanë shfaqur këtë dëshirë. Me gjasë subjektet politike nuk po arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione. Mbase duhet në zgjedhjet e ardhshme të ftohen më shumë prej tyre si kandidatë. Jo ne kuptohet por opozita”, përfundon shkrimi i saj. /Insajderi.org/