Gërvalla, LDK-së e PDK-së: Ata që refuzojnë mandatin, nuk janë në mend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla, LDK-së e PDK-së: Ata që refuzojnë mandatin, nuk janë në mend

    Insajderi
    17 April 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve që po refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Ajo u shpreh se një sjellje e tillë është e papërgjegjshme dhe në dëm të funksionimit demokratik të institucioneve.

    “Deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre, të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend. Sinqerisht që jo!”, deklaroi Gërvalla përpara mediave, pas dështimit të seancës konstituive të radhës.

    Gërvalla dekalroi se nuk dëshiron të paragjykojë zhvillimet e së shtunës, por bëri thirrje për ndërprerjen e bllokadave dhe krijimin e një klime bashkëpunimi.

    “Bllokada nuk duhet të jetë alternativë… nuk e kemi luksin të rrijmë dhe të diskutojmë për bllokada formale e teknike, por duhet të ecim përpara”, tha ajo./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark