Insajderi
Lajme

Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Drenas

Insajderi
17 April 2025 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Drenas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në në fshatin Terstenik të Drenasit.

Nga policia konfirmuan për Insajderin se në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet.

Një nga personat e përfshirë në aksident, A. M ka ndërruar jetë, ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Viktima është Aldion Mulaj rreth 24-vjeç.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të  cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas”, konfirmoi policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark