Arrestohet 74 vjeçari në Veri - organizoi bixhoz të paligjshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 74 vjeçari në Veri – organizoi bixhoz të paligjshëm

    Insajderi
    17 April 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 74 vjeçari, pasi dyshohet se organizoi bixhoz të paligjshëm, shkruan Insajderi.

    Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit.

    Me këtë rast një 74 vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

    Si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit si:

    një aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse,

    një reklamë e Lotarisë,

    një vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë,

    – 10 mijë dinarë të Serbisë,

    – Kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

    “Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku me urdhrin e tij kioska është mbyllur përkohësisht, është iniciuar rasti “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin.

    Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark