Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim ekonomik dhe mineralet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim ekonomik dhe mineralet

    Insajderi
    18 April 2025 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Ukrainës ka njoftuar për nënshkrimin e skicës së marrëveshjes për mineralet mes Kievit dhe Uashingtonit.

    Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se memorandumi i qëllimit e hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, raporton televizioni BBC.

    Përplasja publike verbale mes presidentëve Donald Trump e Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i kishte nxjerrë përkohësisht nga binarët bisedimet për arritjen e këtij pakti.

    Ministrja ukrainase e njoftoi nënshkrimin e memorandumit në rrjetin X, por nuk ofroi hollësi të mëtejme. Në postimin e saj u publikuan fotografi ku ajo dhe sekretari i Thesarit i ShBA-së, Scott Bessent, po nënshkruanin ndaras.

    “Ne jemi të lumtur që ta njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi të Qëllimit, i cili e shtron rrugën për një Marrëveshje të Bashkëpunimit Ekonomik dhe për themelimin e Fondit Investues për Rindërtimin e Ukrainës” – shkroi zonja Svyrydenko.

    Nënshkrimi i dokumentit u bë përmes një lidhjeje nga distanca me sekretarin Bessent, i cili tha se ende ishte duke u punuar në hollësitë e marrëveshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark