Insajderi
Lajme

Aksidenti me fatalitet në Drenas: Një i vdekur dhe një i lënduar, Policia jep detaje

Insajderi
18 April 2025 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti me fatalitet në Drenas: Një i vdekur dhe një i lënduar, Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:07 dhe janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, drejtuesi i motoçikletës, viktimë mashkull kosovar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të ka pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës, gjithashtu mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “aksident trafiku me fatalitet”. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark