"A i keni numrat për qeveri" - ja si u përgjigj Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A i keni numrat për qeveri” – ja si u përgjigj Kurti

    Insajderi
    18 April 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër.

    I pyetur nga gazetarët për këtë temë, Kurti u përgjigj shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur më tej komentet.

    Këto deklarata ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Me këtë rast, ai gjithashtu bëri nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, duke vendosur lule dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark