Presidentja Osmani: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë

    Insajderi
    18 April 2025 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e përkujtimit të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohje të thellë për sakrificën e tyre, duke thënë se liria, pavarësia dhe demokracia e vendit janë të ndërtuara mbi gjakun dhe përkushtimin e tyre.

    “Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, tha Osmani.

    Ajo shtoi se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ata ranë dhe se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark