Insajderi
Lajme

Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan

Insajderi
18 April 2025 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës.

Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës.

Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, janë gjetur nga 100 shteka me cigare të markës Malboro e kaltër – gjithsej 200 shteka.

Rasti është dërguar për procedura të mëtejme në zyrën e doganës, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tentim kontrabande. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark