Sot vazhdon seanca konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot vazhdon seanca konstituive

    Insajderi
    19 April 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, në orën 12:00, do të mbahet vazhdimi i tretë i seancës konstituive, shkruan Insajderi.

    Seanca e së shtunës vjen pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për finalizimin e procesit konstituiv.

    Herën e parë, raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve nuk mori votat e nevojshme, ndërsa në përpjekjen e dytë ai nuk u hodh fare në votim.

    Seancën po e udhëheq deputeti i sapozgjedhur, Avni Dehari, siç parashihet me rregulloren për seancat konstituive derisa të zgjidhen organet udhëheqëse të Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark