Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut

    Insajderi
    19 April 2025 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se është plagosur aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut pak orë para mesnatës, shkruan Insajderi.

    Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark