Shkencëtarët zhvillojnë një kamer e aftë të shohë përmes trupit tonë - Insajderi
×
Teknologji

Shkencëtarët zhvillojnë një kamer e aftë të shohë përmes trupit tonë

Insajderi
05 September 2017 - 09:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamër e cila mund të shoh përmes trupit të njeriut.

Pajisja është dizajnuar për tu ardhur në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore.

Deri më sot mjekët duhej të përdornin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje.

Kamera e re është e aftë të gjurmojë burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi. Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjërë, shkruan PcWorld.

Kamera e re mund të gjurmojë thërrmija individuale të quajtura fotone dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë.

Ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë në kushte normale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark