Haxhiu ndan detaje nga takimi konsultativ: Jemi dakorduar të gjithë që ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ndan detaje nga takimi konsultativ: Jemi dakorduar të gjithë që …

    Insajderi
    19 April 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, në detyrë, Albulena Haxhiu ka ndarë detaje nga takimi konsultativ që mbajtën sot.

    Ajo tha se janë dakorduar që të votojnë për verifikim të mandateve.

    “Kryesuesi i Kuvendit na ka ftu në takim konsultativ, aty kemi diskutuar format për të dal nga bllokada e shkaktuar nga opozita. Kemi disa zgjidhje para vetes. Të gjithë deputetët e kanë për detyrë të votojnë për verifikim të mandatave. U dakorduam që e vetmja mënyrë për me dal nga kjo situatë është të votohet”, përcjell Insajderi.

    Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark