Bajrami: Qytetarët e thjeshtë kanë marrë vendime në institucione, do dorëzojmë kallëzim penal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Qytetarët e thjeshtë kanë marrë vendime në institucione, do dorëzojmë kallëzim penal

    Insajderi
    19 April 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raporti i ri i Komisionit për Verifikim të Mandateve është votuar unanimisht nga partitë politike në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Në këtë raport i prezantuar në seanca nga deputeti i zgjedhur Artan Abrashi, janë përfshirë dorëheqjet verbale të Albin Kurtit dhe ministrave të tij dhe është konstatuar se raporti ka përkrahje unanime.

    Lidhur me këtë ka folur shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se do të dërgojnë kallëzim penal.

    “I bie që nga data 27 mars, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendimet në ndërtesat e qeverisë së RKS-së. Do ta dërgojmë një kallëzim penal. Ne nuk kemi kandidat nga VV për t’a votuar për kryeparlementare. Ata nuk i kanë votat për kryetar të Kuvendit që do të thotë as për Qeveri”, tha Bajrami./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark