Nuk u propozua për kryetar të Kuvendit- Deklarohet Fatmir Limaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u propozua për kryetar të Kuvendit- Deklarohet Fatmir Limaj

    Insajderi
    19 April 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, pasi ai nuk u propozua për kryetar të Kuvendit të Kosovës siç ishte aluduar.

    Limaj tha se megjithatë është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit institucional që ka mbërthyer Kuvendin në javët e fundit.

    “Çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, u shpreh Limaj..

    Ai vlerësoi se lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.

    “Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë,” deklaroi kreu i Nismës.

    Limaj nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark